Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Thesin me drogë në kurriz për të kaluar në Kosovë, policia tenton ta ndalojë, por u nxjerr armën
                            Policia e Kosovës është vënë në ndjekje të një personi që ishte duke transportuar lëndë narkotike nga kufiri me Shqipërinë. I dyshuari ishte duke kaluar në kufirin e gjelbër, kur është pikasur nga efektivët e departamentit të kufirit. Kur efektivët i janë afruar ai ka nxjerrë një armë dhe i ka kërcënuar, për t’u larguar më pas me vrap drejt kufirit shqiptar, i ndihmuar dhe nga errësira. Ai ka lënë pas çantën që transportonte brenda së cilës u gjetën 21 kg kanabis sativa. Policia e Kosovës ka rrethuar zonën dhe ka njoftuar dhe homologët shqiptarë për të bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit.