Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Imane Khalif tërhiqet nga sporti? Menaxheri e konfirmon, boksierja “e artë” që ndryshoi gjini mohon
Boksierja algjeriane Imane Khelif, fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe në qendër të një skandali gjinor që ka bërë bujë në të gjithë botën. Ajo ka mohuar pretendimet e ish-menaxherit të saj se ka ndërmend të varë dorezat në gozhdë. “Dua t’ia bëj të qartë publikut se thashethemet për tërheqjen time nga boksi janë të rreme“, shkroi ajo në Facebook, duke kritikuar ashpër ish-menaxherin e saj, Nasser Yefsah, duke e akuzuar atë për “tradhti të besimit të saj dhe vendit të saj me deklarata të rreme dhe dashakeqe”. “Ky person nuk më përfaqëson më në asnjë mënyrë“, theksoi Imane., që shtoi: “Unë kurrë nuk e kam njoftuar tërheqjen time nga boksi. Unë mbetem e përkushtuar ndaj karrierës sime sportive,...