Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Asllani refuzon Bolognan për 300 mijë euro, mesfushori pranë klubit tjetër të Serie A
Merkatoja për Kristjan Asllanin ka marrë një kthesë të papritur. Torino është rikthyer fuqishëm në garë për mesfushorin shqiptar, pasi bisedimet me Bolognën kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi kushtet e kontratës dhe rrogën e lojtarit. Mesfushori donte një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon, por Bologna mund të ofronte deri në 1.7 mln. Megjithëse Bologna dhe Inter kishin gjetur marrëveshjen, ka qenë Asllani që nuk ka pranuar kalimin. Mediet tej Adriatikut bëjnë me dije se agjencia që menaxhon Asllanin ka terren më të favorshëm në Torino, duke qenë se aty ndodhen edhe dy të përfaqësuar të saj, mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli dhe trajneri Paolo Baroni. Ky faktor pritet ta thjeshtojë arritjen e akordit. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e 23-vjeçarit, i cili kërkon...