VIDEO/ Mosha nuk e ndal, Xherdan Shaqiri mban gjallë shpresat e Bazelit në Champions

VIDEO/ Mosha nuk e ndal, Xherdan Shaqiri mban gjallë shpresat e Bazelit në Champions

Xherdan Shaqiri nuk njeh moshë. Megjithëse është më pak se dy muaj e ndajnë nga 34-vjetori i tij i lindjes, futbollisti shqiptar po vazhdon të tregojë nivel të lartë në fushën e lojës. Sezonin e shkuar ai ishte një pikë kyçe në suksesin e Bazelit, ndërsa këtë sezon e ka nisur me po të njëjtin ritëm. Shaqiri është shfaqur sërish si protagonist për klubin zviceran, këtë herë në Ligën e Kampionëve. Bazeli është përballur me Kopenhagenin në “play off”, ku ka barazuar me shifrat 1-1. Goli i vetëm për helvetët mban autorësinë e Xherdan Shaqirit, i cili goditi saktë një 11 metërsh në minutën e 15 të takimi. Danezët barazuan me anë të Pereirës në minutën e 3-të shtesë të pjesës së parë, duke e...