“Të përgatitemi për sakrifica”, Ilir Daja: Besojmë te rezultati pozitiv, nesër vendosim se çfarë atmosfere do të krijohet në Tiranë

“Të përgatitemi për sakrifica”, Ilir Daja: Besojmë te rezultati pozitiv, nesër vendosim se çfarë atmosfere do të krijohet në Tiranë

Dinamoja do të luajë mbrëmjen e nesërme, duke nisur nga ora 20:15, ndeshjen e parë të fazës “play off” të Ligës së Konferencës. Ilir Daja ka folur në konferencë për shtyp në prag të kësaj sfide. Trajneri i “nëndetëses blu” ka vlerësuar ekipin kundërshtar, por nga ana tjetër ka thënë se paraqitja që do të bëjë ekipi i tij në Poloni do të jetë përcaktuese për atmosferën që do të krijohet në ndeshjen e kthimit në Tiranë. “E dimë që Jagiellonia luajti shumë mirë në Ligën e Konferencës sezonin e kaluar. E kuptojmë që u eliminuan vetëm në çerekfinale. Ata janë një nga klubet më të mira në Poloni, të aftë të luajnë bukur në sulm dhe të mbrohen mirë. Kjo është pjesërisht për shkak...