Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Icardi e humb toruan, godet me shuplakë tifozin e Gallatasarait
Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për aftësitë e tij në futboll. Sulmuesi argjentinas i Galatasaray u bë protagonist në një episod që tashmë po bën xhiron e rrjeti, pasi goditi një tifoz të ekipit me shuplakë në një aktivitet publik. Incidenti ndodhi para dhjetëra kamerave dhe shumë fëmijëve që nxituan t’i kërkonin një autograf, me Icardin që e shtyu tifozin që iu afrua, pa u ditur se çfarë i tha. Siç shihet nga videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale, sulmuesi nuk tha asnjë fjalë pas incidentit, përkundrazi, ai u largua i zemëruar me partneren e tij. Veprimi i Icardit shkaktoi trazira në Turqi, me mediat lokale që pyesin nëse ky ishte...