Çmime të rritura nga Durrësi në Vlorë! Shtrenjtimi i apartamenteve s’pret për hyrjen në fuqi të referencave të reja

Çmime të rritura nga Durrësi në Vlorë! Shtrenjtimi i apartamenteve s’pret për hyrjen në fuqi të referencave të reja

Çmimet e reja referencë të banesave do të hyjnë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, por apartamentet në rrethe po shiten e blihen tashmë më shtrenjtë. Nga Durrësi në Vlorë, bashkë Lezhën, Shkodrën e Shëngjinin… një metër katror po kushton më shumë për blerësit. “Çmimet e referencës shërbejnë si bazë për tatime dhe për të bërë transaksionet më transparente. Por ato nuk janë faktor që përcakton tregun. Ajo që po shohim sot është rritja e kërkesës, sidomos në qytetet bregdetare dhe në ato afër Tiranës. Kjo kërkesë, e kombinuar me ofertën e kufizuar, është arsyeja pse çmimet reale të apartamenteve po ngjiten, pavarësisht nga referencat e reja që hyjnë në fuqi nga janari”, thotë për A2 CNN Ervin Demirxhiu, ekspert i pasurive...