Sinjale largimi për Bajramin? Trajneri e lë jashtë listës së Champions-it

Sinjale largimi për Bajramin? Trajneri e lë jashtë listës së Champions-it

Nedim Bajrami duket se nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri. Russell Martini ka vendosur ta heqë lojtarin shqiptar nga lista e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e fazës “play off” të Champions League-s kundër Club Brugge-t. Trajneri i Rangers-it i ka hapur kështu vend afrimit më të ri në skuadër, Jayden Meghoma-s. Në mediat skoceze ky vendim është interpretuar edhe si një sinjal largimi për Nedim Bajramin. Futbollisti i Kombëtares shqiptare u transferua nga Sassuolo drejt Rangers-it verën e shkuar. Bajrami mbërriti me pritshmëri të larta në Skoci, por nga muaji në muaj minutazhi i tij nisi të pakësohej./Sport Ekspres/