Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kosovë/ Kuvendi mblidhet të mërkurën, deputetët detyrohen të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Deputetët e Kosovës do të mblidhen të mërkurën paradite për të vazhduar seancën konstituive të Kuvendit. Kjo, pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë, përmes së cilit ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, ndërsa një kandidaturë nuk duhet të votohet më shumë se tri herë. Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Seanca Konstituive ka nisur më 15 prill. Por, ajo deri më tani nuk është përmbyllur për shkak të mospajtimeve mes partive politike lidhur me formën e votimit të kryeparlamentarit. /vizionplus.tv