Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Pasim fantastik nga Mitaj, goli nis nga këmbët e mbrojtësit shqiptar
Al Nasëri dhe Al Itihadi janë duke u përballur në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite. Pjesa e parë ka përfunduar në barazim 1-1, ku vendosën golat e Manesë (10′) dhe Bergvijnit (16′). Një meritë e madhe në golin e Al Itihadit shkon për Mario Mitajn. Pikërisht nga këmba e tij e majtë nis aksioni që u finalizua me sukses nga Bergvijni. Mitaj dha një pasim fantastik në zonë për Diabinë, i cili më pas shërbeu për sulmuesin hollandez të Al Itihadit. /Sport Ekspres/