Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kontrata, bumerangu i Mjekësisë? Ulen kërkesat, 1200 kandidatë për 436 kuota
Kontrata detyruese ndaj mjekëve të rinj, për të punuar deri në 3 vjet pas studimeve në Shqipëri, po kthehet në bumerang për Universitetin e Mjekësisë. Si asnjëherë më parë, dega e Mjekësisë së Përgjithshme këtë vit ka shënuar numrin më të ulët të kërkesave dhe ndoshta edhe konkurrencës për këtë program studimi. Vetëm 1200 maturantë konkurrojnë për 436 vende, një raport që rrit shanset e kandidatëve për të hyrë në Mjekësinë e Përgjithshme. Kandidatët dhe prindërit e tyre tregojnë se tashmë e kanë firmosur kontratën detyruese me universitetin, para se të aplikonin për konkursin e Mjekësisë. Ata e cilësojnë një nismë jo të drejtë, edhe pse aktualisht janë fokusuar te rezultatet e konkursit, shkruan A2 CNN. Ndryshe nga vitet më parë, ka shumë të rinj...