Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
A do të largohet Dybala nga Roma? Sqaron gruaja e tij: Nëse e thërret ky klub…
19 Gusht 2025 10:20 Alfred Lleshi Dybala te Boca është ëndrra e tifozëve “xeneizes”, ndoshta edhe e vetë “Joya”, i cili nuk e ka fshehur kurrë pasionin e tij të rinisë për skuadrën legjendare të Buenos Aires. Aktualisht, kjo mbetet vetëm një ëndërr, sugjestion i nxitur nga rikthimi në atdhe i Paredes, ndaj nuk përbën lajm për Romën. Kështu ka deklaruar Oriana Sabatini, gruaja e Dybala, gjatë një programi në televizionet argjentinase: “Është Boca që duhet ta thërrasë…” E pyetur mbi mundësinë që Dybala të mbërrijë te Boca më 2026, aktorja dhe këngëtarja fillimisht kryqëzoi duart, mohim i qartë ose ndoshta një “no comment”, që megjithatë nuk e shuajti kuriozitetin e moderuesve. “Nuk varet nga unë, Boca duhet ta thërrasë…”, – ishte përgjigjja përfundimtare e...