Babai e çoi te Milani, e kërkoi Juventusi, kaloi dy dekada si lider i Interit. Bergomi rrëfen prapaskenat e karrierës

Babai e çoi te Milani, e kërkoi Juventusi, kaloi dy dekada si lider i Interit. Bergomi rrëfen prapaskenat e karrierës

Beppe Bergomi rrëfen momentet e tij të paharrueshme në futbollin italian, duke nisur që nga debutimi i hershëm deri te karriera 20-vjeçare me Interin, si dhe eksperiencat në kombëtare. Nga frika e debutimit tek emocionet e Botërorit: “Ku je 18 vjeç ndihesh i pasigurt për një pyetje në shkollë, imagjino të luash një Botëror. Sidoqoftë, ekziston pafajësia dhe të gjithë janë të gatshëm ndaj të rinjve. Unë isha rezervë e fundit e mbrojtësve, pastaj Vierchowod u lëndua dhe kur Collovati duhej të dilte… Serginho nuk ishte Romario, por ishte një ‘totem’ i vërtetë. E mbylla ndeshjen duke markuar Socrates, që më dhuroi fanellën e tij me stilin e qetë karakteristik. Dino më qortonte gjithmonë: Po të mos devijoje pak goditjen e Falcao, nuk do ta...