Boksieri britanik Tyson Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, beson se patrioti i tij Moses Itauma ka për ta “shkatërruar” Oleksandr Usyk dhe pjesën tjetër të boksierëve të kësaj kategorie në të ardhmen. Një vlerësim që Fury e jep pas performancës së fundit të Itauma, që konsiderohet një yll në ngritje në peshën e rëndë.
Itauma, vetëm 20 vjeç dhe me një rekord prej 13 fitoresh e asnjë humbje, vazhdoi ngjitjen e tij të pamëshirshme në ranglistën e peshave të rënda të shtunën në mbrëmje, duke e mposhtur me forcë Dillian Whyte brenda një raundi (KO teknik pas 2 minutash), në duelin e zhvilluar në Arabinë Saudite.
Fury e parashikon atë si dominues për vitet që vijnë: “Më pyesin vazhdimisht për ndeshjen e të riut Moses Itauma me Oleksandr Usyk dhe për të gjitha emrat e tjerë të mëdhenj. Mendimi im nuk është për dikë që nuk e njeh boksin. Mendimi im është për dikë që ka qenë atje dhe ka fituar çdo titull”.
“Unë kam fituar gjithçka që mund të fitohet në boks. K është një sport për të rinj, siç i thashë Wladimir Klitschko kur ishte 37 vjeç. Boksi është një sport për të rinj, nuk pret askënd. Pra, ky është mendimi për Itauma dhe ju e dëgjuat këtu të parët”, tha Fury, duke vlerësuar patriotin e tij.
“Moses Itauma do t’i shkatërrojë të gjithë ata të vjetër nga Divizioni. Usyk, AJ, Miller. Kushdo që është atje që është i vjetër. Zhang, kushdo tjetër që është atje, Luis Ortiz. Të gjithë këta emra të mëdhenj të së kaluarës. Do ta mundë edhe Usyk, sepse është një i ri kundër një të moshuari. Dhe një i vjetër nuk mund të ngatërrohet me një të ri”, tha Fury.
Fury zbulon pasardhësin e tij në ring: Nga Uysk e me radhë, ky boksier do t’i mposhtë të gjithë
