Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kumbulla: Ja përse vendosa të luaj me Mallorca, këtu ka një projekt ambicioz
19 Gusht 2025 9:51 Telesport Marash Kumbulla do të luajë me Mallorca në La Liga sezonin e ri, pas transferimit në formë huazimi me mundësi blerjeje nga Roma, skuadra që ka kartonin e tij. Pas transferimit, mbrojtësi shqiptar dha deklaratën e parë. “Jam shumë i lumtur që po bashkohem me Mallorca“, tha qendërmbrojtësi shqiptar, që shtoi: “E kam shijuar kohën time në Spanjë në nivel futbollistik, por jo vetëm kaq. Më pëlqen shumë mentaliteti sportiv dhe kulturor i vendit”. “Jam përgatitur mirë dhe jam gati të kem një sezon të shkëlqyer dhe të ndihmoj Mallorca të synojë lart. Ekipi dhe rajoni kanë potencial të madh. Ky është një klub i përparuar dhe ka gjithçka që duhet për të pasur sukses. Jam entuziast për këtë projekt...