Dita e sotme me kthjellime e vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Dita e sotme me kthjellime e vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Ditën e sotme (19 gusht) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë kryesisht në relievet kodrinore – malore të territorit. Në relievet kodrinore – malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal e në relievet e larta malore në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-10 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.