Jasir Asani ka mbyllur eksperiencën e tij në Korenë e Jugut me fanellën e Guangzhu dhe tashmë do të udhëtojë drejt Iranit për t’u prezantuar te klubi i Esteglal, me të cilin kishte akord për t’u bashkuar në janar. Sipas mediave koreane, kjo situatë ka qenë krejtësisht jashtë planeve të klubit të Guangzhu, por edhe vetë sulmuesit.
Asani fillimisht kishte kërkuar të shkonte te Esteglal menjëherë pas firmës, por klubet nuk kishin rënë dakord për dëmshpërblimin e tij. Iranianët kishin propozuar pagesën e 100 mijë dollarëve, por kjo ishte refuzuar nga koreanët.
Kësisoj, Asani ishte kthyer në ekip pas dy javëve jashtë, kishte kërkuar ndjesë që kishte trazuar ambientin në klub, si dhe në ndeshjen e kësaj fundjave, ishte në rreshtimin e Guangzhu në fitoren në kampionat. Pas ndeshjes, ai kishte marrë mikrofonin duke festuar para tifozëve dhe nuk dha asnjë sinjal largimi.
Situata ndryshoi plotësisht gjatë ditës së fundit, pasi iranianët u dorëzuan dhe pranuan kërkesën e Guangzhu për të paguar shifrën e 1 milion dollarëve për të lënë të lirë Asanin para përfundimit të kontratës në janar. Pagesa duhet të kryhet brenda një jave nga data e lejimit të transferimit edhe në FIFA. Nëse Esteglal nuk bën pagesën në kohë, atëherë shifra do të rritet menjëherë në 2 milionë dollarë, duke sjellë një fitim shumë të ndjeshëm për klubin korean nga futbollisti shqiptar, i cili do të largohej si parametër zero në janar.
Dorëzohen iranianët, paguajnë shifrën marramendëse për Jasir Asanin (detaje)
