Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
E kryer/ Mungon vetëm firma e Asllanit, ja detajet e transferimit të mesfushorit shqiptar
Kampi i Kristjan Asllanit është ende duke negociuar me Bolonjën. Marrëveshja është thuajse e kryer, teksa po diskutohen detajet. Fabricio Romano bën me dije se në kampin kuqeblu janë besimplotë se do ta kenë firmën e mesfushorit shqiptar në kontratë. Eksperti italian i merkatos zbulon se transferimi do të kryhet për shifrën e 10 milionë eurove. Gjithashtu, zikaltrit do të përfitojnë 40% të vlerës në rast rishitjeje në të ardhmen./Sport Ekspres/