Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Futbollisti i Interit i vetëofrohet Barcelonës, agjenti i tij është mik i ngushtë me Laportën
Benjamin Pavard duket se do të laroghet përfundimisht nga Inter, pas dy sezonesh. Për francezin ka interes konkret nga Galatasaray-i, Neom i Arabisë Saudite, dhe madje edhe ish-klubi i tij, Lille. Por, e ardhmja e Pavard mund të marrë një kthesë tjetër. Katalanasja Sport, raporton se francezi i është vetëofruar Barcelonës. Ai ka një njohje të vjetër me Flick, që nga koha kur ishin të dy te Bayern. Një tjetër gjë që e shtyn akoma dhe më shumë transferimin e tij te Barcelona është edhe fakti që agjenti i tij, Pini Zahavi, është mik i ngushtë me Joan Laportën dhe ka marrëdhënie shumë të mira me klubin katalanas. Barelona, e cila në fakt është mjaft e interesuar për francezin, nuk do të bëjë një propozim...