Nis regjistrimi fillestar në 106 zona kadastrale!

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur zbatimin e projektit për regjistrimin fillestar në 106 zona kadastrale që mbulojnë territorin në zonat rurale mbi Elbasan e deri në Malësi të Madhe.

Grupet e punës janë të pranishëm në Malësi të Madhe, Shkodër, Mirditë, Vau i Dejës, Fushë-Arrëz, Tropojë, Has, Bulqizë, Dibër, Kukës, Krujë dhe Elbasan, duke informuar banorët mbi procedurat, fazat e projektit dhe rolin e tyre në proces.
Në këtë fazë kujdesemi që të kryjmë:
* Informimin e banorëve të çdo fshati mbi procedurat dhe fazat e projektit;
* Matjen dhe verifikimin në terren të kufijve të pronave;
* Sigurimin e të dhënave të sakta në koordinim me pronarët dhe pushtetin vendor.
Bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për të garantuar regjistrim të saktë dhe të plotë të pronave, duke kontribuar në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave.
Ftojmë të gjithë banorët e zonave të përfshira të komunikojnë me ekipet e punës dhe të ofrojnë çdo informacion të disponueshëm, për të mundësuar një proces të shpejtë dhe transparent. Specialistët e terrenit janë në dispozicion për çdo pyetje apo paqartësi që mund të keni.
Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të administrimit të tokës dhe pronave në Shqipëri, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për zhvillim ekonomik dhe social në këto zona.