Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Maresca: I kënaqur me barazimin ndaj Palace pas përgatitjes së kufizuar që kemi bërë
18 Gusht 2025 12:04 Telesport Një muaj më parë, skuadra e Chelsea triumfonte në edicionin e parë të botërorit për klube, por sezoni i ri 2025-2026 i Premier League nuk ka nisur mbarë për londinezët. Në fushën e tyre, “blutë” barazuan pa gola ndaj Crystal Palace. Gjithsesi, trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka pohuar se ishte i kënaqur me performancën e ekipit të tij. Kampionët e botës u shfaqën të ngadaltë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, duke mos arritur të krijojnë shumë mundësi të qarta shënimi. “Mendoj se krijuam mjaftueshëm raste për të fituar ndeshjen. U përpoqëm të krijonim raste, por humbëm disa prej tyre, por në përgjithësi jemi shumë të kënaqur me performancën sepse ata kanë luajtur tashmë shtatë ose tetë ndeshje...