AKU Shkodër bllokon 52 ton oriz, gjobit subjektin me 500 mijë lekë

AKU Shkodër bllokon 52 ton oriz, gjobit subjektin me 500 mijë lekë

Strukturat inspektuese të Drejtorisë Rajonale të Akreditimit dhe Kontrollit Ushqimor (DRAKU) Shkodër kryen inspektime në një subjekt lidhur me denoncimet në media me një produkt orizi të shpërndarë në tregun vendas. Inspektimi përfshiu kontroll të plotë të linjës së paketimit, dokumentacionit të prodhimit dhe kushteve higjienike të ambienteve. Pas vlerësimit të kushteve të sigurisë ushqimore dhe higjienës, AKU Shkodër vendosi bllokimin e 52.05 tonëve produkt orizi dhe linjë së paketimit, deri në përfundimin e analizave laboratorike që do të verifikojnë sigurinë dhe cilësinë e produktit. Gjithashtu subjekti u gjobit me 500,000 lekësh për shkelje të procedurave të sigurisë ushqimore, si dhe mori paralajmërim për shkelje higjienike në ambientet e prodhimit.