Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Alen Sherri lë spitalin në gjendje stabile, pas dëmtimit të rëndë në Monza-Frosinone
18 Gusht 2025 11:06 Alfred Lleshi Ka ardhur një lajm i rëndësishëm pas dëmtimit të rëndë të portierit të Frosinones, Alen Sherri, i cili u përplas ashpër me shokun e skuadrës Calò gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Monza (fitore 0-1 në ‘U-Power Stadium’). Sipas raportit zyrtar mjekësor të publikuar sot nga klubi, bëhet me dije: “Frosinone Calcio njofton se lojtari Alen Sherri, pas përplasjes gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë, është liruar sot në mëngjes nga Spitali ‘San Gerardo’ në Monza në gjendje stabile. Lojtari ka pësuar fraktura të shumta në fytyrë, të cilat do t’iu nënshtrohen kontrolleve të mëtejshme”. Pas ndeshjes, trajneri Massimiliano Alvini komentoi: “Ishte një ndeshje e vështirë për shkak të temperaturave, ritmi nuk ishte shumë i lartë, por ne...