Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Amorim: Krenar për Manchester United, ishte një ekip krejt ndryshe nga ai i sezonit të kaluar
Ruben Amorim e ka lavdëruar ekipin e tij të Manchester United pavarësisht se “djajtë e kuq” u mundën 0-1 në fushën e tyre nga Arsenal. Trajneri portugez tha se skuadra e tij nuk ishte e mërzitshme. Sulmi i ri i United, i përbërë nga Matheus Cunha dhe Bryan Mbeumo, bëri përshtypje gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa ekipi i Amorim luajti me një vrull të ri në sulm. Vendasit lëshuan gjithsej 22 gjuajtje drejt portës së Arsenal, nëntë prej të cilave erdhën nga Mbeumo dhe Cunha, si dhe dy nga lojtari i sapoardhur Benjamin Sesko (e nisi nga stoli). “Gjëja më e rëndësishme është se nuk ishim të mërzitshëm. Jam vërtet krenar për djemtë. Ata ishin vërtet të guximshëm në gjithçka që bënë gjatë ndeshjes,” tha Amorim....