Avni Ponari “vulos” shkatërrimin e basketbollit shqiptar me vendime pa vulë të institucionit!

Avni Ponari “vulos” shkatërrimin e basketbollit shqiptar me vendime pa vulë të institucionit!

Adriatik BALLA Federata Shqiptare e Basketbollit po degradon çdo ditë. Veprimtaria e saj është totalisht jashtë kontrollit: merren vendime ekonomike pa Asamble, miratohen vendime organizative ku kontribuesit dhe pjesëmarrësit po injorohen plotësisht. Në qendër të kësaj situate qëndron presidenti Avni Ponari, i cili po i merr frymën anëtarëve të federatës. Kjo ndodh pikërisht në një moment kur qeveria ka nisur reforma të thella nëpër bashki dhe institucione, përfshirë edhe sektorin e sportit. Në këtë tranzicion, ku drejtuesit e rinj nuk e kanë marrë ende në dorë situatën, Ponari duket se po shfrytëzon boshllëkun institucional për të marrë vendime të rënda financiare e ekonomike të njëanshme, duke ngarkuar klubet me tarifa absurde dhe duke u sjellë sikur federata është biznes privat, në thyerje të plotë me...