Arsenal del fitues në “Old Traford” falë Calafiori-t, zhgënjen Gyokeres

Arsenal del fitues në “Old Traford” falë Calafiori-t, zhgënjen Gyokeres

Arsenal ka dalë me 3 pikë nga përballja me Manchester United në “Old Traford”, edhe pse vuajti ëpr 90 minuta, ku djajtë ishin më kërkues por të pafat. Ishte goli i italianit Calafiori i cili ju dha 3-pikët e arta “Topçinjve” të Mikel Arteta, ndërsa blerja e bujshme e verës Gyokeres, la për të dëshiruar, ku në një moment të mirë për të realizuar u ngatërrua me këmbët e veta. Arsenali e nis kështu sezonin me një fitore tejet të rëndësishme, ndërsa te “djajtë” rikthehen problemet e një sezoni më parë, që ishte një nga më të dobëtit e historisë. Te Manchester United mund të kënaqen vetëm me sinjalet pozitive në lojë, pasi ishin dominues për shumicën e kohës.