Te Real Madrid nuk i dhanë kurrë mundësinë, Tottenham ofron 70 milionë euro për mesfushorin 24-vjeçar

17 Gusht 2025

17:30

Telesport

Tottenham e nisi me këmbë të mbarë këtë sezon të ri në PL, duke fituar ndeshjen e parë 3-0 ndaj Burnley. Klubi i drejtuar nga Thomas Frank po mendon të bëjë edhe një goditje të fundit në merkato.
Mediat spanjolle raportojnë se Tottenham ka nisur negociatat me Real Sociedad për transferimin e Takefusa Kubo. Aftësia e japonezit për të mbuluar disa pozicione në mesfushë, si anësor në dy krahët, por ka treguar se di të jetë i zoti edhe në qendër, e bën atë një lojtar shumë interesant.
Kubo ka qenë dikur pjesë e Real Madrid, por për fatin e tij të keq nuk iu dha shansi dhe koha e duhur për të treguar vlerat, pasi në atë periudhë klubi madrilen kishte mesfushën më të mirë në qarkullim dhe konkurrenca ishte tejet e madhe.
Në vitin 2022 u transferua për 7.5 milionë euro te Real Sociedad dhe sot vlera e tij e vendosur nga klubi aktual është 70 milionë euro.