17 Gusht 2025
16:09
Telesport
Chelsea po përballet me Crystal Palace në “Stamford Bridge”, për javën e parë të sezonit të ri në Premier League. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Në minutën e 13-të, miqtë gjetën golin me Eberechi Eze, i cili ekzekutoi një goditje perfekte dënimi. SHIKOGOLIN
Në mënyrë të habitshme, goli u anullua nga VAR, duke ngjallur polemika dhe debate të shumta mes tifozëve. Në njoftimim zyrtar, VAR shpejgon pse u anullua goli i Eze. “Pas rishikimit, numri gjashtë i ekipit mik, Marc Guehi, është më pak se një metër larg murit kur goditja është bërë. Prandaj, është një goditje e lirë indirekte dhe një gol i anuluar”, thuhet në njoftimin e VAR.
Pavarësisht këtij sqarimi, shumica e tifozëve, nisur nga komentet në rrjetet sociale të PL, mendojnë se ishte një vendim i gabuar i VAR dhe një vjedhje e hapur ndaj Crystal Palace.
