Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Mark Markez triumfon në Austri dhe nis festën e …titullit
Nëse flitet për MotoGP gjithnjë këtë edicion në plan të parë del piloti spanjoll Mark Markez. Sot pas rikthimit të garës mbi motorë piloti i Ducati shënoi fitoren e tij të nëntë në Austri duke demostruar forcën e një kampioni të lindur. Pas ndoqi Marko Bexeki-n në gjysmën e garës ai kapërceu rezistencën e atij që mbajti pozicionin e pole duke ruajtur deri në fund kryesimin për fitoren e tij të gjashtë radhazi, të nëntën e sezonit të tij të jashtëzakonshëm. Në fakt kjo ishte fitorja e parë në Austri për kampionin e botës tetë herë (pothuajse nëntë herë). Vendi i dytë i shkoi Fermin Aldeguer, i cili fillimisht arriti Françesko Banjaia dhe Pedro Akosta dhe më pas shfrytëzoi luftën mes tyre për t’i parakaluar...