Marquez i pakapshëm triumfon edhe në Austri, afrohet edhe më shumë me titullin kampion

17 Gusht 2025

14:46

Telesport

Piloti spanjoll Marc Marques triumfoi sot në garën e Çmimit të Madh të Austrisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Spielberg. Një fitore e merituar e pilotit të Ducati (6 fitore radhazi), që tashmë shkëputet mbi 130 pikë nga ndjekësit në renditjen e përgjithshme.
Një garë që në shumicën e kohës u komandua nga Marc Bezzecchi me Aprilia, por që në xhirot e fundit u detyrua të hapë krahun dhe renditet i treti. Në vendin e dytë u klasifikua spanjolli Fermin Aldeguer me Ducati Gresini, që synoi edhe fitoren por pa sukses (rezultati më i mirë në karrierë).
Ky është triumfi i parë parë për Marquez në Austri, pistë që për spanjollin deri më sot kishte qenë e mallkuar. Një tjetër garë për t’u harruar kjo për Francesco Bagnaia, që ndonëse në xhirot e para rezistoi në fund u klasifikua i teti.
Në vendin e katërt u klasifikua Pedro Acosta, që u pasua nga Ennea Bastianini. Vetëm i dhjeti Alex Marquez, që u penalizua në xhirot e para, por qëndron i dyti në renditjen e përgjithshme të botërorit të MotoGP.