Inter fiton pa problem ndaj Olympiacos, Juventus i tregon forcën Atalantës

Inter fiton pa problem ndaj Olympiacos, Juventus i tregon forcën Atalantës

16 Gusht 2025 22:35 Telesport Disa nga ekipet e Serie A kanë luajtur sot ndeshjet e fundit miqësore në prag të sezonit të ri, që nis zyrtarisht fundjavën e ardhshme. Në “San Nicola” në Bari, Inter fitoi 2-0 ndaj Olympiacos. Zikaltrit shënuan nga një gol në secilën pjesë. Në minutën e 16-të ishte Dimarco që zhbllokoi shifrat pas asistit të Lautaro Martinez. Në pjesën e dytë, ishte Marcus Thuram që dyfishoi shifrat në minutën e 52-të. Kristjan Asllani luajti 10 minutat e fundit në vend të Barella. Në Bergamo, Atalanta u përball me Juventusin, ku bardhezinjtë fituan 1-2. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Në pjesën e dytë, bardhezinjtë gjetën dy herë rrjetën brenda pak minutave. Në minutën e 72-të, ishte transferimi...