Musiala mungesa e madhe! Zbulohen 3 variantet sesi do të luajë Bayern kundër Interit

Musiala është mungesa e madhe e Bayern jo vetëm në ndeshjen me Interin në Champions League, por edhe në shumicën e ndeshjeve të këtij sezoni, që është faza më e rëndësishme.
Mediat gjermane kanë zbuluar 3 skenare sesi mund të kompensohet mungesa e një lojtari të këtij profili kaq të lartë. Trajneri Kompany po mendon disa variante dhe ka arritur në këto përfundime:
Thomas Müller – Zgjedhja më e pritshme, sepse ka ndodhur disa herë gjatë sezonit. Gjermani luan historikisht si sulmues i dytë, edhe pse jo domosdoshmërisht si trekuartist. Lidhja e tij me Harry Kane ka funksionuar deri tani. Sigurisht, përvoja vlen në Champions League.
Serge Gnabry – Ai mund të luajë në të gjitha pozicionet e sulmit. Ka shpejtësinë dhe dinamikën për të përballuar ndeshje të këtij niveli gjithashtu. Problemi është se nuk mbron mjaftueshëm, plus që ky nuk është sezoni i tij më i mirë. Ka dy vite që ka pësuar rënie.
Leon Goretzka – Mesfushori zakonisht luan si numër 8, por me kombëtaren gjermane disa herë ka luajtur më përpara. Ai nuk është trekuartist krijues, por në ofensivë shpesh ka treguar se ka forcën e mjaftueshme, madje edhe duke gjetur rrugën e rrjetës.
Bayern pritet të luajë kështu: Urbig – Laimer, Dier, Kim, Stanisic – Kimmich, Goretzka – Olise, Müller, Sané – Kane