“Curva Sud”: Te Milani është vendosur regjim autoritar, teatër të mbarë të gjithëve…

“Curva Sud”: Te Milani është vendosur regjim autoritar, teatër të mbarë të gjithëve…

Në prag të ndeshjes së parë sezonale të Milanit në Kupën e Italisë kundër Barit ka mbërritur komunikata e tifozëve të organizuar kuqezinj nën emrin “Curva Sud”. Në një postim të publikuar në Instagram dhe të paraprirë nga shënimi “sezoni 2025/2026”, ky tifo-grup i njohur kuqezi ka bërë publik qëndrimin e vet, i cili mund të përmblidhet me këto pak, por fjalë të qarta: “Sot, në regjimin autoritar të imponuar në ‘San Siro’, nuk ekzistojnë kushtet minimale për të bërë tifo”. Ja deklarata e plotë e “Curva Sud”: “Shumë njerëz gjatë këtyre javëve na kanë shkruar duke pyetur nëse ‘Curva Sud’ e këtyre viteve të fundit, plot pasion, ngjyra, me banderola historike, koreografi spektakolare dhe mbështetjen e saj të pandërprerë, do të ishte rregullisht në...