Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Motori” i ri i Milanit, por sa mundim për ta pasur… Gjithçka duhet të dini për Ardon Jashari
Ka qenë një nga transferimet më të mëdha të verës, me ulje-ngritje në negociata që shpesh krijuan shijen e pasigurisë. Në fund, Milan ia doli plotësisht, u përputh me disa kërkesa të Club Brugge dhe bleu Ardon Jasharin, mesfushorin që do të jetë thelbësor në lojën e Massimiliano Allegri. Ky operacion merkatoje u realizua për 34 milionë euro si bazë fikse, plus 3 milionë bonuse. Çfarë sjell Jashari te MilaniI majtë me këmbë, zvicerani me origjinë shqiptare është një mesfushor i kompletuar, që kombinon ndërtimin e lojës me ndërprerjen e aksioneve të kundërshtarit. Me fizik të mirë (181 cm), ai ka aftësi në kontrollin e topit dhe vizion gjatë lojës. Mund të luajë si “box to box”, te Brugges ka luajtur si në mesfushë dyshe...