Teuta mund Kukësin, një gol vendos takimin

Teuta mund Kukësin, një gol vendos takimin

Teuta dhe Kukësi janë përballur sot në stadiumin “Niko Dovana” në një ndeshje miqësore që ka shërbyer për t’i dhënë fund përgatitjeve për sezonin e ri që fillon në fundjavën e ardhshme. Ka qenë një ndeshje ku trajnerët Dobi dhe Pajaziti kanë parë në veprim të gjithë elementët që kishin në përbërje, duke synuar që të bëjnë gati skuadrat për startin e edicionit të ri. Takimi është mbyllur me fitoren 1-0 të durrsakëve, të cilët kanë gjetur rrjetën me Beshirajn në pjesën e dytë,për të mbyllur me një sukses përgatitjet e tyre. Ndërkohë, edhe Kukësi ka dhënë sinjale pozitive, pasi përtej humbjeve me ekipe të Superiores në ndeshjet e fundit, ka treguar se ka mundësi të rivalizojë denjësisht me skuadra të forta.