Marotta, jo vetëm president i emëruar. Bëhet edhe aksioner i Interit, zbulohet përqindja

Marotta, jo vetëm president i emëruar. Bëhet edhe aksioner i Interit, zbulohet përqindja

Lajme të reja vijnë nga Interi. Përmes një njoftimi zyrtar, klubi zikaltër bëri të ditur se presidenti aktual Giuseppe Marotta, i emëruar nga asambleja e aksionarëve më 4 qershor 2024, tani është bërë aksioner me 2%. “Një vit pas emërimit si president, si Marotta, ashtu edhe fondet e menaxhuara nga ‘Oaktree Capital Management, L.P’. (‘Oaktree’), kanë vendosur të forcojnë partneritetin e tyre. Investimi i Marotta pasqyron angazhimin e tij ndaj klubit dhe përputhjen e plotë me ‘Oaktree’ mbi objektivat afatgjata për të mirën e Interit dhe zhvillimin e tij të vazhdueshëm, – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit nga “Viale della Liberazione”. – Falë karrierës së tij pothuajse 40-vjeçare dhe përkushtimit të vazhdueshëm ndaj Interit gjatë 7 viteve të fundit, Marotta ka garantuar një udhëheqje...