Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Kalaja e Rozafës e dizenjuar në fanellë, Vllaznia prezanton uniformat e reja me emblemat e qytetit të Shkodrës
Vllaznia ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2025/2026. Klubi kuqeblu ka sjellë risi këtë herë, teksa në bluzë do të ketë të stampuara emblemat e qytetit të Shkodrës. Në pjesën e përparme dallohet kalaja e Rozafës, ndërsa në pjesën e pasme është vendosur ura e Mesit. Uniforma e parë ka ngjyrat simbol të Vllaznjsë, ato kuqeblu, teksa për fanellën e dytë është zgjedhur ngjyra e bardhë. “KF Vllaznia prezanton fanellat e reja për sezonin 2025/2026! Një dizajn i frymëzuar nga kultura dhe tradita shkodrane që sjell në fanellë simbolet historike të Kalasë së Rozafës dhe Urës së Mesit. Gati për t’i veshur me krenari ngjyrat kuqeblu”, ka njoftuar klubi Vllaznia./Sport Ekspres/