Apeli e refuzon kërkesën e Veselit,Selimit dhe Krasniqit për lirim të përkohshëm

Apeli e refuzon kërkesën e Veselit,Selimit dhe Krasniqit për lirim të përkohshëm

Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale në Hagë ka rrëzuar më 13 gusht kërkesat e Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit për lirimin e përkohshëm, duke konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore që nuk ua kishte mundësuar më parë këtë lirim.Ish-presidenti Hashim Thaçi, pjesë e katërshes së UÇK-së që po përballet me akuzat për krime të pretenduara të luftës, nuk ka bërë asnjë kërkesë për lirimin e përkohshëm. Ai përballet gjithashtu me një aktakuzë të dytë, atë për tentim pengim të drejtësisë.Më 13 maj 2025, gjykatësi i Procedurës Paraprake kishte refuzuar kërkesat për lirimin e përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Të katër të akuzuarit – Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi – kanë deklaruar pafajësi ndaj akuzave të Zyres së Prokurorit të Specializuar.Gjykimi, i njohur...