Sezoni i ri i kampionatit “Abissnet Superiore” 2025-2026 do të nisë më 22 gusht me supersfidën Vllaznia – Egnatia. Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për dy javët e para, ndërsa të premten, në orën 20:00, në “Loro Boriçi” do të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së edicionit të ri.
Java e parë e “Abissnet Superiore” do të mbyllet të dielën, më 24 gusht. Ndërsa java e dytë është programuar të luhet të shtunën dhe të dielën, më 30 dhe 31 gusht.
Abissnet Superiore 2025-2026
JAVA 1E premte, 22 gushtVllaznia – Egnatia, 20:00, Loro Boriçi
E shtunë, 23 gushtBylis – Tirana, 17:00, Adush MuçaAF Elbasani – Flamurtari, 20:00, Elbasan Arena
E diel, 24 gushtPartizani – Vora, 20:00, Arena e DemaveTeuta – Dinamo City, 20:00, Niko Dovana
JAVA 2E shtunë, 30 gushtFlamurtari – Bylis, 17:00, Stadiumi FlamurtariPartizani – Teuta, 20:00, Arena e DemaveEgnatia – AF Elbasani, 20:00, Arena Egnatia
E diel, 31 gushtVora – Tirana, 17:00, Stadiumi LaçiDinamo City – Vllaznia, 20:00, Elbasan Arena