Mediat rajonale: Hajduku u turpërua në Tiranë, “mrekullibërësi” Ilir Daja mbetet makthi i kroatëve

Mediat rajonale: Hajduku u turpërua në Tiranë, “mrekullibërësi” Ilir Daja mbetet makthi i kroatëve

Klubet me renomë më të ulët kanë arritur fitore të mëdha në Europë kundër Hajdukut gjatë viteve të fundit. Kështu mund të mburret edhe Dinamo City, që të enjten mbrëma eliminoi splitianët nga raundi i tretë kualifikues i Ligës së Konferencës. Publiku shqiptar është në delir, duke lartësuar “mrekullibërësin” Ilir Daja, i cili ka mundur dy herë Dinamon e Zagrebit, tani edhe një klub tjetër të madh kroat. Ky debakël i Hajdukut ka pasur jehonë mediatike në të gjithë rajonin. “Hajduk Split u turpërua në Tiranë. Shqiptarët e eliminuan nga Europa në kohën shtesë, vendosën të ashtuquajturit ‘kosovarë’”, – nënvizon “Telegrafi”. Në artikull thuhet: “Kalimi i raundit kualifikues dhe luajtja në fazën kryesore në Europë, edhe këtë vit, mbetet një ëndërr e paarritshme në Split....