Apeli refuzon kërkesën e Veselit, Selimit dhe Krasniqit për lirim të përkohshëm nga Haga

Apeli refuzon kërkesën e Veselit, Selimit dhe Krasniqit për lirim të përkohshëm nga Haga

Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale e ka refuzuar kërkesën e Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit për lirim të përkohshëm. Ata kishin bërë kërkesë për të hedhur poshtë vendimin e Themelores që nuk ua mundësoi lirimin e përkohshëm. Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, rrëzimi i tre apeleve u bë më 13 gusht. Në anën tjetër, ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili është pjesë e katërshes së UÇK-së që po gjykohen për krime të pretenduara të luftës, nuk ka bërë fare kërkesë për lirim. Ai po përballet edhe me një tjetër aktakuzë, atë për tentim pengim të drejtësisë. Më 13 maj 2025, gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët i refuzoi kërkesat për lirimin e përkohshëm të...