Sezoni i Ligue 1 në Francë rifillon: Marseja e Roberto De Zerbi do të vizitojë Renes nesër për ndeshjen hapëse. Në konferencën e tij për shtyp para sndeshjes, trajneri italian diskutoi si për para sezonin ashtu edhe për tregun e transferimeve.
“Kemi punuar mirë, nuk ka pasur lëndime, kemi pasur një kamp të mirë stërvitor në Holandë dhe një pjesë tjetër në Andorra, pastaj dy miqësore prestigjioze, por ndeshjet kundër Valencias dhe Zhironas ishin gjithashtu të vështira. Gjithçka mirë, por fitorja kundër Aston Vila-s nuk na dha asnjë pikë. Po fillojmë nga e para dhe gjithçka që ndodhi deri dje nuk ka rëndësi”.
Lidhur me skuadrën dhe tregun e transferimeve, ai thotë se nuk është aspak i shqetësuar: “Jemi më konkurrues. Këtë vit do të kemi më shumë ndeshje, ato janë më të afërta, do të duhet ta menaxhojmë mirë ngarkesën për të shmangur shumë lëndime, edhe pse disa lojtarë do të jenë ende të lënduar, siç ndodh me të gjitha ekipet evropiane. Tregu i transferimeve nuk ka mbaruar, as për lojtarët hyrës dhe as për ata që largohen, por tani për tani jam shumë i lumtur me ekipin”
Zhegrova?
“Edon Zhegrova nuk është ende një nga lojtarët e mi, nuk ka kuptim të flasësh. Ai është një lojtar i fortë, por të gjithë e dinim këtë tashmë. Nëse ai bëhet lojtar i OM, do t’ju jap mendimin tim.”, tha ndër të tjera De Zerbi.
Vazhdo leximin
