Shpërblimi “qesharak” që mori PSG si fituese e Superkupës së Europës

Shpërblimi “qesharak” që mori PSG si fituese e Superkupës së Europës

14 Gusht 2025 16:58 Telesport PSG mposhti Tottenhamin mbrëmë pas një serie penalltish, duke siguruar trofeun e Superkupës së Evropës, megjithatë shpërblimi financiar për këtë arritje ishte mjaft i kufizuar. Sipas mediave franceze, fitimi ishte rreth 30 herë më i vogël se ai për triumfin në Ligën e Kampionëve. Të dy ekipet përfituan nga 4 milionë euro secila, ndërsa parizienëve iu shtua edhe një bonus prej 1 milion eurosh si fitues. Në total, PSG arkëtoi 5 milionë euro, një shifër shumë më e ulët krahasuar me 150 milionë eurot e fituara sezonin e kaluar për trofeun e Ligës së Kampionëve.