Solidaritet në fushë/ Chelsea dhuron pjesë të fitimeve për familjen e Diogo Jotës

Solidaritet në fushë/ Chelsea dhuron pjesë të fitimeve për familjen e Diogo Jotës

Humbja tragjike e Diogo Jotës dhe vëllait të tij, André Silva, në një aksident automobilistik në Zamora, ka lënë një plagë të thellë në botën e futbollit. Lajmi preku jo vetëm bashkëlojtarët dhe tifozët e Liverpoolit, por edhe kundërshtarët në fushë – duke sjellë në pah anën njerëzore të këtij sporti. Sipas “The Athletic”, Chelsea – fituesit e Kupës së Botës për Klubet 2025 në SHBA – kanë vendosur të dhurojnë një pjesë të shumës së madhe të fituar në turne për familjet e Jotës dhe André Silvës. Klubi londinez fitoi rreth 100 milionë euro pas triumfit historik ndaj Paris Saint-Germain në finale, por përtej festimeve, skuadra dhe bordi drejtues vendosën unanimisht që një pjesë e shpërblimit për lojtarët të shkonte për të ndihmuar të...