Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Largimi nga Barça, Martinez flet hapur: U tregova i sinqertë, nuk mund…
Inigo Martinez ka folur hapur mbi vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona dhe për t’iu bashkuar Al Nassr në Arabinë Saudite, duke theksuar se ishte një mundësi që nuk mund ta linte pas. “Fola me Flick dhe u tregova i sinqertë. Po hyja në vitin e fundit të kontratës me Barçën dhe jam 34 vjeç, nuk mund të refuzoja ofertën që mora. Trajneri e mirëkuptoi plotësisht vendimin tim, madje e kuptoi që në minutën e dytë të bisedës se unë kisha vendosur të largohesha”, deklaroi mbrojtësi spanjoll. Transferimi i Martinez te Al Nassr vjen në një moment kur kampionati saudit po tërheq gjithnjë e më shumë emra të njohur nga futbolli europian, falë ofertave të majme dhe projekteve ambicioze.