Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lëshohet urdhër-arresti ndërkombëtar për modelen shqiptare Arbenita Ismajli
Gjykata Themelore e Gjilanit ka lëshuar urdhër-arrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj modeles Arbenita Ismajli, sipas mediave të Kosovës. Për modelen ka nisur një hetim nga prokuroria në qershor të këtij viti, pasi ajo nuk kishte lejuar takimet e vajzës me të atin, Feronit Shabani. Fero dhe Arbenita janë tashmë të divorcuar, por reperi mund ta takonte vajzën dy herë në muaj përmes Qendrës për Punë Sociale në Gjilan. Sipas prokurorisë, modelja e ka marrë vajzën në udhëtime në Europë dhe Emiratet e Bashkuara dhe mos përmbushur detyrimet e saj të marrëveshjes. Në korrik të këtij viti, ajo u akuzua për veprat penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës” dhe për “Mospërfillje të gjykatës”. Fero ka shpërthyer shpesh në rrjetet sociale lidhur me këtë situatë,...