Kur një foto vlen sa 1000 fjalë…; Kroos “bekon” ndërrimin e brezave te Real Madridi

Kur një foto vlen sa 1000 fjalë…; Kroos “bekon” ndërrimin e brezave te Real Madridi

Toni Kroos ka ndarë në rrjetet sociale një foto të mbushur me simbolikë për madridistët. Në të, gjermani shfaqet pranë Luka Modric, ndërsa përpara tyre duken Kylian Mbappé dhe Federico Valverde, duke mbajtur përkatësisht numrat 10 dhe 8, të njëjtët numra që mbanin Modric dhe Kroos gjatë epokës së fundit të artë të klubit. Imazhi, i krijuar nga një tifoz (@roro.madrid_7), është interpretuar si mesazh i qartë për kalimin e stafetës te gjenerata e re në mesfushë dhe në sulmin e “Los Blancos”. Kroos, i cili është tërhequr së fundi nga futbolli profesionist, duket sikur iu jep bekimin atyre që pritet ta udhëheqin të ardhmen e Real Madridit. Përveçse një gjest nostalgjik, postimi thekson edhe idenë e vazhdimësisë dhe evolucionit të skuadrës së bardhë. Trashëgimia...