Bierhoff: Nuk ka më sulmues të fortë me kokë, Milanit do t’i bënte shumë punë Vlahovic

Bierhoff: Nuk ka më sulmues të fortë me kokë, Milanit do t’i bënte shumë punë Vlahovic

Oliver Bierhoff nuk vonoi shumë për t’u ambientuar në Udine kur mbërriti në vitin 1995 nga Ascoli. Asoskohe ishte ende një sulmues me shumë shpresa. Ata në Udine janë pak “gjermanë”, seriozë, punëtorë, dhe padroni Pozzo, siç kujton ende, “më dhuroi një çekiç që funksionon edhe pas 30 vitesh”. Bierhoff ka qenë drejtor sportiv i Gjermanisë deri në Botërorin e Katarit, ndërsa lidhja e tij me Udine nuk është prishur kurrë. Ai ishte atje për finalen e Superkupës së Europës, prej nga dha këtë intervistë për “Gazzetta dello Sport”: Si e sheh Milanin?Vjen nga një sezon shumë i vështirë. Objektivi duhet të jetë i lartë, kualifikimi në Champions, por nevojitet të jetë më i qëndrueshëm dhe konkret. Një sulmues si ju do t’i duhej Milanit…Në...