Ceferin tregohet i ashpër për gjendjen e stadiumeve italiane: Infrastrukturë e tmerrshme

Ceferin tregohet i ashpër për gjendjen e stadiumeve italiane: Infrastrukturë e tmerrshme

14 Gusht 2025 12:44 Telesport Pas zhvillimit të Superkupës së Evropës, që u luajt në Udine, presidenti i UEFA, Ceferin, foli për rritjen e futbollit italian. Megjithatë, ai nuk i kurseu kritikat për gjendjen e stadiumeve, duke dhënë një koment të ashpër. “Pavarësisht disa rezultateve të pakënaqshme për ekipin kombëtar italian, mendoj se futbollit këtu po rritet si lëvizje dhe se Gabriele Gravina po bën një punë të shkëlqyer. Liga është gjithnjë e më interesante”, tha Ceferin. “Serie A është midis pesë Ligave më të mira në Botë. Madje e preferuara ime është ajo pikërisht ajo italiane. Por, për të qenë i sinqertë dhe nuk e ekzagjeroj kur them se infrastruktura në Itali është e tmerrshme”, shtoi Ceferin. Në fund, presidenti i UEFA lëshoi një...