Jashari prezantohet te Milani: Më ka frymëzuar Pirlo, jam tifoz me këtë ekip qysh fëmijë

Jashari prezantohet te Milani: Më ka frymëzuar Pirlo, jam tifoz me këtë ekip qysh fëmijë

Pas negociatave të gjata, Ardon Jashari dhe Milani janë takuar në të njëjtën anë të historisë. Mesfushori shqiptaro-zviceran ka debutuar tashmë në miqësore, por gjithmonë ka dëshiruar ta veshë fanellën kuqezi. Klubi e prezantoi zyrtarisht para mediave: “Të luash për këtë klub sjell presion të jashtëzakonshëm, por është normale të jetë kështu. Do të punoj shumë për ta shpërblyer besimin. De Ketelaere? E vetmja gjë që kemi të përbashkët është klubi prej nga vijmë”. Kuqezi pas negociatave të gjata: “Të gjithë e dinë që ka qenë një ‘telenovelë’ e gjatë, por qysh nga kontaktet e para me Igli Tare u bë i qartë vullneti im për ta hedhur këtë hap. E dija se do të ishte negociatë e vështirë, pasi isha i rëndësishëm për Brugge...